Dashamir Shehi: Një pakt i dytë Rama-Basha do ishte fatal për vendin

0
Dash Shehi: Protesta e opozitës do jenë akoma më të mëdha
Dash Shehi: Protesta e opozitës do jenë akoma më të mëdha

I ftuar në Syri TV, kreu i LZHK-së dhe ish-deputeti io opozitës Dashamir Shehi, teksa ka komentuar situatën politike në vend, është shprehur se, një pakt i dytë, njësoj si i pari, mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, do të ishte fatal.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndryshime radikale dhe jo vetëm për rotacion pushteti.

‘Vetingu’ toleroi transaksionet e prokurorit Klodian Braho me kunatin e arrestuar për drogë
“Politika një pakt është. Por jo si herën e parë. Duhet të zbatojmë ato që i kemi ofruar qytetarëve. Kush është formula për tu gjetur, marrëveshje politike.

Opozita mban timonin drejt për të ndryshuar gjërat përfundimisht. Ne besojmë që do e ndryshojmë sistemin, kemi shpresë se fëmijët tanë do të punojnë këtu.

E keqja këtu ka përfshirë të gjithë shoqërinë dhe ne duhet të bëjmë diçka më radikale se sa ndryshimet e pushtetit. As ndryshimet e vogla që bëri Basha me Ramën në 2017. Rezultoi negative për opozitën, humbi besimin.

Një pakt i dytë, si ai i pari, do të ishte fatal fare”, u shpreh Shehi.

Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama duhet të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë integrimit të vendi