Çitjanja dhe fiqshitësi hoqën gërmat në ballinën e TEATRIT KOMBETAR

0
Çitjanja dhe fiqshitësi hoqën gërmat në ballinën e TEATRIT KOMBETAR

Gjatë natës, në pritje të kësaj dite të bukur, janë hequr gërmat në ballinën e TEATRIT KOMBETAR, siç e shihni dhe nga fotografitë. Përballë është Ministria e Brendshme dhe ka edhe kamera sigurie.

I sigurojmë ata që e kanë bërë, pra çitjanen dhe fiqshitësin, se veprime të ulëta prej zhulsash lagjeje as na e lëvizin qerpikun fare! Po të ishte se do kishit kurajon (që nuk e keni), për të ardhur të prishnit teatrin s’do pyesni për germat. Por doni të prodhoni lajm për të fshehur ndonjë pisllek ditor mbase, (të tilla pisllëqe ju keni nga 3-4 çdo ditë), ose doni t’i jepni jehonë perversitetit tuaj zhulsor, të tipit, ne rikonstruktojmë piramidën e pushtetit të varrosur dhe tentojmë të rrëzojmë tempujt e fjalës së lirë dhe artit siç janë teatrot!

Kësaj gjëje ju s’do t’ia arrini kurrë dhe këtë e dini ju shumë mirë siç e dimë ne ca më mirë se ju. Vetëm kur e çuat nëpër mend ta bënit jua shtypëm kokën, imagjinoni të tentoni ta bëni si do të përfundoni! Por, xhulsa lagje të lodhur (të tillë e shfaqni veten me këto veprime), të paktën përpiquni të kaloni në një stad më të lartë se uji i Lanës.
THJESHT PROVOJENI.

P.S. këto gërma kur ta rikonstruktojmë do t’i vendosim të arta dhe ka shumë gjasa që ju të jeni në burg atë ditë, por ne, si shumë të mirë që jemi, do ju dërgojmë një kartolinë për nderin që na bëtë duke e kthyer këtë teatër në dinjitetin e ballinës me GERMA TË ARTA….TEATRI KOMBËTAR….suksese në gropën tuaj politike.

Neritan Liçaj
Aktor i Teatrit Kombëtar