Çi duam zemrat kur na boshatisni xhepat çdo ditë

0
Çi duam zemrat kur na boshatisni xhepat çdo ditë

Bashkia e Tiranës, me në krye Lali Erin duket se ka prodhuar shumë ide “pjellore”. Por, fatkeqësisht pjesa më e madhe e këtyre ideve kanë konsistuar në boshatisjen e xhepave të qytetarëve të Tiranës.

Me rastin e festës së Shën Valentinit, bashkia e Lali Erit na ka dhuruar një lum zemrash plot dashuri që na burojnë nga brendësia e kësaj bashkie. Mrekulli  do ishte.

I dashur Lali Eri, ne si staf i Media Line News të urojmë një dashuri të përjetshme me njeriun e zemrës, por ishalla ndahesh nga dashuria e pafund që ke për korrupsionin dhe vjedhjen. Nuk mjaftojnë këto zemra në tre apo katër ditë, për të justifikuar zullumet në katër vite në krye të bashkisë. Nuk mjaftojnë këto zemra që ti të marrësh falje nga ata njerëzit e thjeshtë që policët bashkiakë i sekuestrojnë mallin dhe i keqtrajtojnë.

 

MEDIA LINE NEWS| medialine.al