Champions: Roma luan për kualifikim dhe 15 milionë euro

0
Champions: Roma luan për kualifikim dhe 15 milionë euro

Mbremja e së mërkurës në futbollin europian do të rezervojë dy takime të tjera. Në Dragao Porto do të tentojë përmbysjen ndaj verdhekuqëve dhe në Parkun e Princave PSG luajë 90 minuta formalizuese për kualifikimin ndaj Junajtid.

Ndeshja më intriguese do të jetë përballja Porto- Roma, pas ndeshje së parë përfunduar me rezultatin 2-1 për ekipin  italian. Një fitore minimale e Portos  pa pësuar gol do ta çonte atë në 8 ekipet më të mira.

Kjo ndeshje vjen në një moment delikat për epikin italian pasi vjen nga humbja në derbi me rezultatin 3-0, që ka ndikuar shumë në anën psikologjike të ekipit. Di Francesco theksoi në intervistën para ndeshjes që synimi i tyre nuk është mbrojnë rezultatin por që të luajnë për fitore.

Nga ana tjetër trajneri i portugezëve e ka të qartë strategjinë e lojës. “Ne do të luajmë me qetësi dhe do të presim momentin e duhur për të goditur Romën”. Porto do duhet të bëjë llogaritë edhe me lojtarët e dëmtuar, por pret që atmosfera në stadium të jetë një shtysë e madhe për ta.

Përveç kualifikimit ekipi i Romës ka në valle edhe një shumë të majme prej 15 milionësh në rast se kualifikohet për në  8 më të mirat dhe në rast të një eleminimi të Juventus do të rriste edhe milionat e ardhura nga të drejtat televizive të çerekfinaleve.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al