Champions League për femra: Vajzat e Vllaznisë mposhten nga një 11-metërsh

0
Champions League për femra: Vajzat e Vllaznisë mposhten nga një 11-metërsh
Champions League për femra: Vajzat e Vllaznisë mposhten nga një 11-metërsh

Skuadra e Vllaznisë për femra u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Loro Boriçi”, në sfidën e parë eliminatore të fazës së 1/16-ave të Champions Leagues, përballë skuadrës daneze të Fortuna Hjorring.

Pikërisht danezet ishin favorite të dukshme para këtij takimi dhe ashtu rezultoi edhe në fushë, ku kontrolluan topin dhe ndërtuan disa aksione të rrezikshme, ndërsa golin e fitores e gjetën në minutën e 67’, me anë të Moller me 11-metërsh.

Nga ana tjetër vajzat shkodrane dhanë gjithçka në fushë, duke u mbrojtur mirë dhe tentuar për të ndërtuar sulme të rrezikshme, ndërsa rastin më të mirë për të barazuar e pati amerikania Doyle në minutën e fundit shtesë, por fati nuk ishte në krahun e saj.

Sfida e kthimit do të luhet më datën 25 shtator në Danimarkë, ku vajzat e Vllaznisë do të tentojnë të bëjnë befasinë, ndonëse është e qartë që do të jetë shumë e vështirë përballë një kundërshtari që kishte një nivel të lartë të përgatitjes fizike.