Cërrujë e Gramshit: Fshati që nuk eshte investuar prej vitit 1984

0

Vetëm 7 km nga qyteti i Gramshit banorët e fshatit Cërrujë vuajnë nga probleme të shumta sociale. Mes varfërisë dhe emigracionit që ka prekur masivisht fshatrat shqiptarë, këta banorë evidentojnë si më problematike problemet me infrastrukturën rrugore dhe ujin për vaditje. Ata fermerë që i kanë mbetur fshatit i kanë varur shpresat te bujqësia, por mungesa e ujit për vaditje shpesh i ka tharë të mbjellat.
Ndërkohë të moshuarit ngrenë problematikën e qendrës së fshatit. Aty asnjëherë nuk është vënë dorë. Ata e kujtojnë njëlloj si në vitin 1984 , kur u shpërngulën për të jetuar. Të zhgënjyer ata shprehen ndaj politikës shqiptare, të majtë e të djathtë.

Një i moshuar shprehet: Këtu është njëlloj si në vitin 1984 që kur unë kam ardhur të jetoj. Nuk ka vënë askush dorë. Bashkia na ka harruar. Është e thënë të vdes pa parë ndryshime. Të paktën të na gëzojnë fëmijët dhe nipërmit- përfundon i moshuari.
Bashkia e Gramshit ka probleme të shumta me infrastrukturën rrugore.

kjo edhe për vetë terrenin kodrinor ku shtrihen këto fshatra. Ende nuk dihet me siguri nëse fshati Cërrujë këtë vit do të jetë në prioritetet e kryebashkiakut të ri Klodian Taçe, apo ky i fundit do ti listojë investimet sipas procesit të buxhetimit me pjesemarrje, ku banorët vetë evidentojnë problematikat me imediate.