Çdo biznes duhet të riblejë kasa që kushtojnē 600-1000 euro

0

Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ku teksa ka folur për denoncimin e bërë sot nga selia e PD-së, lidhur me tenderin e faturës fiskale, që sipas qeverisë do të ulë informalitetin.

Ajo u shpreh se denoncimi i bërë nga PD pra 5-6 javësh, tashmë u vërtetua dhe se Baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu është pjesë e skemës mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit. Sipas saj, kompania në fjalë ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë, por për të legjitimuar procesin.

Më tej Tabaku dha se duke qenë se kasa aktuale nuk e ka këtë opsion të ri, atëherë do të duhet të marrin kasa të reja të cilat kushtojnë nga 600-1000 euro, të cilat janë para që do të dalin nga xhepi i bizneseve.

Deputetja demokrate denoncoi se vetëm nga abuzimet në përzgjedhjen e tenderit fitues i kanë shkaktuar shtet një kosto prej 40 milionë eurosh.

“Nëse do të ishin kompanitë që kanë ofruar tendera me çmim më të ulët, vetëm për një vit do të ishin kursyer 40 milionë euro. Por kjo qeveri përzgjedh ato kompani brenda fondit limit”, – tha Tabaku.

Për demokraten, konkurrenca po dëmtohet e zhduket, pasi kompanitë janë të paracaktuara e të zgjedhura, e kështu bizneset e huaja denjojnë të vijnë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here