Bylykbashi ironizon Lleshaj: T’i heqesh gradat nje gjenerali eshte si t’i marresh burrnine

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se është bërë pjesë e atyre që ai i quan “zullumet e qeverisë Rama”, që prej momentit që pranoi t’i hiqej titulli i gjeneralit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bylykbashi thotë se një gjenerali nëse i heq gradat është njësoj si ti heqësh burrërinë.

“T’i heqesh gradat nje gjenerali eshte si t’i marresh burrnine. Po ti s’e pate problem mer minister Lleshi.Pas kaq zullumesh qe ke bere per llogari te urdheruesit tend ne kurriz te qytetareve qe mbrojne shtepite apo protestojne per te drejtat e tyre, mendo ndonje pune ne privat.”-shkruan Bylykbashi.

Reagimi i plotë:

“Eh mer minister Lleshi, si do te ikesh!

Kur Rama te hoqi spaletat dhe graden e gjeneralit per te te bere minister, ti pranove te te hidhnin poshte nje karriere te tere ushtaraku deri ne majat e saj.

T’i heqesh gradat nje gjenerali eshte si t’i marresh burrnine. Po ti s’e pate problem mer minister Lleshi.

Pas kaq zullumesh qe ke bere per llogari te urdheruesit tend ne kurriz te qytetareve qe mbrojne shtepite apo protestojne per te drejtat e tyre, mendo ndonje pune ne privat.
Nje gjeneral i mire kundershton urdherin e paligjshem, por ti pranove te heqesh gradat per te zbatuar urdherat e paligjshem.

Mos harro, vetem me 6 muaj denim me kusht per zullumet e tua, ty te ndalohet te punosh per te pakten 5 vjet edhe si specialist i thjeshte. Se me buke ne traste nga pas do te na kesh.

Replika e Bylukbashit vjen pas protestës që opozita zhvilloi të shtunën më 13 prill,ku nuk mungoi as këtë herë përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit, ku u dogj një makinë dhe një kioskë e djegur.

Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. 7 të plagosur, 2 gazetar dhe 5 policë. Pas protestës, policia shoqëroi 20 protestues.