Bulqizë: Masivi i gurit godet minatorin duke i shkaktuar vdekjen

0
Bulqizë: Masivi i gurit godet minatorin duke i shkaktuar vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku si pasojë ka gjetur vdekjen në minierën e Bulqizës një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje  në galerinë e zonës D të minierës teksa 53-vjeçari A.Allushi po punonte.

Mësohet se A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës. Pas kësaj, 53-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.