Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakoshme

0

Britania mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Strategjia për të anashkaluar parlamentin duke e pezulluar atë, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë kryeministrit britanik Boris Johnson. Shefi i qeverisë konservatore humbi shumicën parlamentare, pas vendimit të deputetit Filip Li për të kaluar në opozitë, në radhët e liberal-demokratëve. Deputeti rebel konservator u ul në krahun e opozitës, teksa Kryeministri Johnson po mbante fjalën në parlament.

Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar, u shoqërua me debate mes kryeministrit dhe shefit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, rreth ligjit për marrëveshjen e Brexit.

“Është një ligj që nëse kalon, do të më detyrojë mua të shkoj në Bruksel dhe të lutem për një shtyrje, do të më detyrojë mua të pranoj kushtet e ofruara, do të zhdukë çdo mundësi negociimi për një marrëveshje të re”. Ky është ligji i dorëzimit i Jeremy Corbyn.

“Kjo qeveri e pakujdesshme ka vetëm një plan, të dalë nga BE pa një marrëveshje. Sulmi ndaj vendit tonë, që sjell shkatërrimi i një Brexit pa marrëveshje, është i paprecedentë, antidemokratik dhe antikushtetues“, tha Corbyn.

Humbja e shumicës për konservatorët nuk rrëzon automatikisht qeverinë e Boris Johnson-it. Por opozita synon miratimin e një ligji që do të bllokonte një Brexit pa marrëveshje.

Nëse arrin të konkretizohet shumica e re në Parlament, Kryeministri rrezikon seriozisht të përballet me një mocion mosbesimi, që në këtë pikë do të kthehej në një votë shkarkimi për të, në më pak se 2 muaj nga marrja e detyrës.