Boll më! Nuk mbahet peng një vend për një “Dako”

0

Boll më! Nuk mund të mbahet peng ky vend vetëm për një Dako.

Situata politike, ekonomike dhe sociale e vendit është në një mënxyrë të vërtetë. Në media flitet për arrestimin e Dakos apo edhe nëse duhet apo jo të bëhet “kokë turku” për blerjen e votave. Dhe kjo nuk mund të mbajë peng një vend të tërë.

Interesi i shqiptarëve prezumon mbi interesin e çdo soji politikani dhe uzurpatori. Durrësi dhe Dako janë vetëm maja e “ajzbergut” të një karteli blerësish votash në çdo cep të vendit. Prandaj këtu nuk duhet të flasim për Dakon, por për të gjithë “Dako-t”.

Qeveria dhe pushteti duhet të analizojnë situatën ku ndodhet vendi. Fshatrat po boshatisen nga të rinjt dhe familje që kanë ndonjë të afërm që ka mundësi të largohet jashtë. Tokat po rrinë djerrë sepse nuk ka treg dhe kostoja e prodhimit mbetet e lartë, falë litrit të naftës që e blejmë sa “frëngu pulën”. Këtu duhet të fillojë arsyetimi dhe analiza për të përfunduar pastaj tek Dako.

Mjafton të shkosh nje qytete dhe nga java në javë gjen dyqane të mbyllura. Kjo nënkupton që biznese po mbyllen dhe si rrjedhojë familje të tëra mbeten pa të ardhura. Ju rroftë rritja ekonomike juve në Tiranë kur në vend ka pllakosur sërish skamja.

Kontrolli mbi rendin po bie dhe venitet akoma. Maskat po hyjnë serbes në çdo shtëpi dhe biznes për ti vjedhur edhe atë xhiro që mezi e mbledhin. Çbën policia? Policia merret me ata që shesin fiq, fara dhe gështenja të pjekura.

Ja popullorçe po shkruajmë sepse shkruajmë për njerëzit e thjeshtë nga njerëzit e thjeshtë. Këtu duhet të fillojë arsyetimi dhe analiza e situatës në vend e pastaj të merremi me Dakot. Dhe, kur vjen puna këtu, në të sëmës shkofshin gjithë soji i këtyre dhe atyre diplomatëve që për një “pjatë karkaleca” shesin b*thën.

Shqipëria dhe shqiptarët janë më të rëndësishëm se këta. Andaj sot më shumë se kurrë ne duhet të tregojmë se interesi i shqiptarëve prezumon mbi i interesat e kësaj kaste politike dhe oligarkësh.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al