Besnik Mustafaj: Përshëndes veprimin e Metës ndërsa nuk besoj tek një marrëveshje Basha-Rama

0
Besnik Mustafaj: Ja pse Rama ka frikë ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Analisti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa komentoi situatën politike në vend, u shpreh skeptik në lidhje me një marrëveshje të fshehtë mes kryeministrit Edi Ramës dhe shefit të opozitës Lulzim Basha.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj tha se ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës, ndërsa shtoi se duhet të ketë një fillim dialogu.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e para, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë. Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu”, tha Mustafaj.

Ndërsa u ndal tek përballja e Metës me komisionin hetimor parlamentar, Mustafai tha se ai ishte një veprim për t’u përshëndetur. Ai theksoi se kreu i shtetit, por edhe deputetë e tjerë treguan një respekt të dyanshëm, ndërsa shtoi se vendin e toneve të ngritura e zuri debati dhe shpjegimi serioz.

“Vajtja e Metës në Komisionin Hetimor ishte për tu përshëndetur. Situata ishte e qetë dhe pati shpjegime të qarta. Konferenca vinte pas takimet me Komisionit të Venecias, kjo konferencë linte të kuptonte se biseda ka qenë e hapur dhe pozitive. Deklarata se nuk do të largohet nga zyra e presidentit, është e përsëritur. Prania e opozitës së re dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me kryeministrin, kjo bën të mendosh se ai ka numrat e nevojshëm, 96, për ta rrëzuar presidentin. Ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese, sepse ajo do ta certifikojë rezultatin. Ky është një shantazh ndaj Metës dhe kjo është një manovër për të larguar opinionin publik nga skandalet, të cilat po shfaqen çdo ditë e më shumë. Presidenti e përdor gjuhën me dy kuptime për t’i folur kryesisht zotit Rama”, u shpreh ish-ministri.

Ai foli edhe për negociatat, ku tha se është skeptik se KE do të ndërmarrë një hap pozitiv ndaj Shqipërisë.

“Dështimi dhe suksesi në masën 90-95 për qind janë të qeverisë. Luftën kundër korrupsionit nuk e zhvillon as opozita as presidenti. Ne jetojmë në një situatë ku kryeministri dhe bashkëpunëtorët i shmangen përgjegjësive. Nuk ka asnjë arsye që ta shmangë përgjegjësitë nga ky proces. Dhe siç duket nga të gjitha gjasat duke se integrimi do të dështojë”, tha Mustafaj.