Bashkia e Rrogozhinës “dorëzohet” pa probleme

0
Bashkia e Rrogozhinës

Ka nisur mëngjesin e sotëm konstituimi i këshillit bashkiak të Rrogozhinës.

Mbledhja ka nisur pa probleme, ndërkohë që të pranishëm përveç kryebashkiakut të ri, Haxhi Memolla, janë edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, kjo e fundit drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës. Po ashtu në mbledhje shihet dhe prefektja e Tiranës Suzana Jahollari si dhe Aldrin Dalipi.

Në këshillin bashkiak të Rrogozhinës janë 21 anëtarë, ku 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një është i Demokracisë Sociale.

Rrogozhina është një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 qershor, dhe në katër vitet e fundit ishte nën drejtimin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.