Basha reagon zyrtarish pas akuzave të raportuara në media

0
Basha: 10 mijë studentëve do ti paguajmë stazhin

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë, pasi mediat raportuan se dosja në ngarkim të tij ka shkuar në gjykatë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Basha u shpreh se Rama ka hedhur lloj–lloj akuzash në drejtim të tij, duke thënë se PD është financuar nga para ruse e se të gjitha këto dolën të pavërteta.

Sipas Bashës, akuzat e Ramës në drejtim të tij dhe të PD ishin politike, për të shkëputur vëmendjen nga dosjet e bujshme të vjedhjes së votave në Dibër dhe përgjimet mes kreut të Bashkisë Durrës me kriminelë. Po ashtu, Basha theksoi se edhe akuza e falsifikimit do të çmontohet në gjykatë.

“Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokuemtne për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme.

Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, tha Basha.