Basha: Propozimi për vendosjen e vizave akt “mosbesimi” ndaj qeverisë Rama

0

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, në RTV Ora i ftuar është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha po komenton vendimin e parlamentit holandez për t’i sugjeruar Komisionit Europian pauzën emergjente në regjimin e vizave me Shqipërinë dhe situatën e paqartë para zgjedhjeve europiane që e gjejnë vendin në protesta, me opozitë jashtë parlamenti dhe një sistem 30 vjeçar që s’mban më.

“Ajo që ka ndodhur ka disa domethënie: e para pse e kanë kërkuar vendosjen e vizave ndaj shqiptarëve? Kjo jo sepse ata janë rracistë ndaj shqiptarëve, por ky është një akt i pastër mosbesimi që qeveria holandeze ka ndaj qeverisë shqiptare”, tha Basha.

Protesta e opozitës

Në fokus të diskutimit është dhe protesta e 13 prillit e opozitës, e cila nga qeveria u konsiderua si e dhunshme, ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se do të çonte para përgjegjësisë të gjithë dhunuesit.

Ndërkohë opozita nga ana tjetër pretendon se policia kishte përgatitur skenarë për agravimin e situatës dhe akuzojnë qeverinë se makinës së djeguri i ishte vënë flaka nga persona të porositur.