Basha: Nisemi që sot me Kuksianët për ti dhënë fund kësaj qeverisjeje

0
Basha: Nisemi që sot me Kuksianët për ti dhënë fund kësaj qeverisjeje

Pakënaqësia e madhe e banorëve të Kukësit ndaj qeverisë së Edi Ramës ka bërë që kreu i PD-së të ‘pendohet’ se pse është lënë protesta në datën 16 shkurt.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha është shprehur se niset që sot bashkë me kuksianët për ti dhënë fund qeverisë së padrejtësisë.

‘Shoh vendosmërinë tuaj, nën këtë ditë të bekuar nga Zoti me këtë diell. E paskemi lënë larg datën 16, sepse me sa shoh nisemi sot e t’i japim fund padrejtësisë’, deklaroi Basha gjatë takimi me banorët e Kukësit.

‘Heqja e taksës korruptive, do të jetë masa jonë e parë. Kuksianët treguan qëndresë dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.

Një mesazh për organet e drejtësisë. Kini kujdes. Gjithçka do të shënohet, padrejtësinë ndaj kuksianëve nuk do t’jua falim kurrë.

Asnjë prind apo i ri kuksian që u ngrit kundër padrejtësisë, meriton vetëm mirënjohje.

Drejtësia do të veprojë ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të korruptuar që vendosën këtë taksë’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve me banorët e Kukësit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here