Basha nga Rrësheni bën thirrje bashkimi për gjithë shqiptarët më 16 shkurt

0
Basha nga Rrësheni bën thirrje bashkimi për gjithë shqiptarët më 16 shkurt

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen nga Rrësheni për gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 16 shkurt, në Tiranë, për t’i dhënë mesazhin e duhur qeverisë dhe kryeministrit.

Qeveria duhet të mësojë si të hapë vende pune, të garantojë sigurinë, punësimin, arsimin, kontrata me njerëzit për t’i shërbyer njerëzve jo për të vjedhur fondet publike, me skema korruptive, jo për të zhdukur fondet e shëndetësisë me koncesione. Objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga e kushte dinjitoze për shqiptarët dhe të rinjtë”- tha Basha, duke theksuar se janë shqiptarët ata që duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

“Në duam të kemi një qeveri që u shtrin dorën dhe u ndihmon, një bashki që nuk ju braktis dhe për këto ka dy mënyra, zgjedhje të lira e sistemin e drejtësisë.

Zëri i Amerikës ka publikuar fakte tronditëse që tregojnë se në krye të vendit është një kryeministër dhe bandë e përcaktuar nga paratë e drogës dhe krimit. Kush e lidh fatin me kriminelët i vjedh qytetarët, i mashtron, i gënjen, i braktis. Mos e pranoni asnjë minutë poshtërimin”- tha Basha.