Basha nga Mallakastra: Ju kur do dalin nga zyra kryebashkiakët e djathtë

0
Basha nga Mallakastra: Ju kur do dalin nga zyra kryebashkiakët e djathtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të diskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës u shpreh nga Mallakastra se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama”, u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj, derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”, u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.