Basha nga Devolli: Ta shporrim pakicën e inkriminuar

0
Basha nga Devolli: Ta shporrim pakicën e inkriminuar

Ka vijuar edhe sot tensioni në Bashkinë e Devollit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri.

Para bashkisë ka pasur tensione dhe qytetarët kanë tentuar të hyjnë brenda institucionit, ndërsa aty ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Menjëherë pas fjalimit të Bashës, me dhjetëra mbështetës të PD kanë kërkuar të hyjnë në bashki, por kryedemokrati ka tërhequr protestuesit, duke u larguar nga kjo bashki.

“Shumica e inkriminuar 6 perqind që ka zaptuar sot dhunshem bashkine e Devollit,i ka ditet e numeruara.

PD opozita e bashkuar jemi me krah te qytetareve te Devollit dhe qytetareve anembane vendit,per ta shporrur kete pakice kriminale nga bashkia e Devollit dhe nga Shqiperia.

Sado te kete investuar Rama per kapjen e drejtesise,zgjidhja e krizes politike nuk do ti jape aminsti nga i pari tek i fundit per shkelesit e ligjit”, ka thënë Basha.

DEKLARATË E KRYETARIT LULZIM BASHA, PËRPARA BASHKISË DEVOLL

Të nderuar qytetarë të bashkisë së Devollit.

Së pari kam kënaqësinë e madhe të ndodhem sërish mes jush dhe pranë jush. Të ndodhem pranë jush edhe në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe të vendosmërisë tuaj për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor, nga banda kriminale në pushtet.

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.

Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin. Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vebdin.

Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.

Sporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë. Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.

Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve. Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.

Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin. Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.

Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë.