Basha me pensionistët: Sot e pamundur të mbyllesh muajin me keto pensione

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ul në një bar në kryeqytet me një grup pensionistësh, të cilët i kërkuan mbështetje dhe rritje për pensionet, pasi këto vitet e fundit ndjejnë braktisje nga qeveria.

“E njoh gjendjen shumë mirë. Të dy prindrit i kam pensionistë dhe pa ndihmën time, si shumica, e kanë të pamundur të mbyllin muajin. Por kanë shumë që nuk ndihmojnë dot. Është krim që ata të ushqehen vetëm një herë në ditë, vetëm se këta të babëzitur duan të marrin gjithçka për vete”- u shpreh kryetari i PD.