Barcelonën e pret një test i vështirë sonte para 73 mijë tifozëve

0
Barcelonën e pret një test i vështirë sonte para 73 mijë tifozëve

Interi pritet ta thyejë një rekord italian për gjenerimin e të ardhurave brenda një ndeshjeje sonte kundër Barcelonës.

Zikaltrit e presin gjigantin katalonas në “San Siro” në një ndeshje të rëndësishme në Grupin B në Ligën e Kampionëve, në të cilën një fitore do t’ia garantonte Interit një vend në mesin e 16 më të mirave.

Padyshim, vizita e Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij e ka marrë vëmendjen e publikut, pasi në “San Siro” pritet të jenë të pranishëm 73.500 tifozë.

Kjo do të bëjë që Interi ta thyejë rekordin italian për gjenerimin e të hyrave nga një ndeshje, me 5.8 milionë euro.

Rekordi i kaluar mbahej nga ndeshja gjysmëfinale në “Olimpico” mes Romës dhe Liverpoolit sezonin e kaluar, në të cilën skuadra nga kryeqyteti italian i gjeneroi 5.5 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here