Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish për të protestuar

0
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish për të protestuar

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish për të protestuar në orët e para të mëngjesit duke bllokuar rrugën e Unazës së Re.

Ata kërkuan që të mos prishen banesat deri në marrjen e dëmshpërblimit nga qeveria.

“Protesta bëhet për të marrë dëmshpërblimin, nuk mund të na prishen shtëpitë në këtë mënyrë, nuk kemi ku të strehohemi,” tha njëri prej banorëve.

Ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrime kundër prishjes së pronave dhe marrjes së dëmshpërblimit.

Banorët po protestojnë për të pestën herë, ata kanë kërkuar bisedim me qeverinë “Rama”, kjo e fundit nuk ka reaguar deri më sot.

Ata treguan se projekti i zgjerimit të “Unazës së Re” prek 490 banesa dhe jo 300 sa deklaroi qeveria.

Banorët pretendojnë se shtëpitë e tyre janë në proces legalizimi, prandaj do të vazhdojnë protestën deri sa zëri i tyre të dëgjohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here