Bajern Mynih “turpëron” Dortmundin

0
Bajern Mynih

Ekipi bavarez realizoi një nga ndeshjet më të mira sezonale pikërisht ndaj rivalëve të Dortmund. Bajern arriti të mposhtë Dortmund me rezultatin e pastërt 4-0 dhe mbi të gjitha të dominojë totalisht ndeshjen.

Ndeshja nisi shumë mirë për bavarezët duke kaluar që në minutën e 17-të në avantazh me anë të Lewandowskit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avatazhin minimal 1-0 dhe me një dominin të Bajern.

Sapo filluan 45- minutat e dyta Gnabry dyfishoi shifrat duke i dhënë një goditje shpresave të miqve për barazim. Bajerni vazhdoi dominimin dhe statistikat ishin të frikshme. Plot 16 goditje në portë për bavarezët dhe vetëm 1 goditje për miqtë.  Në të 76-ën Lewandowski shënoi golin e tretë për Bajern dhe të dytin personal. Hummels vulosi ndeshjen dhe natën “e zëzë” për Dortmund duke shënuar autogol.

Bajern falë fitoren 4-0 ngjitet në kuotën 21 pikëve në vendin e tretë me pikë të barabarta me Leipzing. Ndërsa Dortmund mbetet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 5 të klasifikim.

MEDIA LINE NEWS