Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos gjobitjen e 4 televizioneve

0

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar disa ankesa të qytetarëve dhe në fund ka vendosur që të gjobisë katër televizione në vend. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga vet AMA, bëhet me dije se është TV Klan, RTV Ora, News 24 dhe Report TV do duhen që të paguajnë një gjobë.

Në njoftim shtohet se, Ora News do të paguajë vlerën 400 mijë lekë, pasi në emisionin “Ju flet Moska”, ka nxitur intolerancën nëpërmjet shtetasve. “Bordi vendos tërheqjen e vëmendjes për Televizionin Ora News, pasi në Emisionin “Why not”, të datës 07.04.2019, ora 19.00, rezulton në shkelje të normave ligjore dhe etike”, është kjo gjoba e dytë për Ora News.

Po ashtu, edhe televizioni Report TV ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë, pasi në emisionin “Pa gjurmë”, të datës 14.01.2019, janë dhunuar të drejtat e një fëmije, duke cenuar privatësinë dhe dinjitetin e tij.

Neës 24 ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën 120.000 lekë, ndaj Televizionit Neës 24, për edicionin informativ qendror të datës 15.03.2019 ora 19.00. “Këshilli i Ankesave evidentoi dy reklama të fshehta të dhëna njëra pas tjetrës. Këto kronika bien ndesh me kërkesat e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili në nenin 42, pika 1, përcakton se “komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë tregtare të fshehura janë të ndaluara’”, shtohet më tej.

Ndërsa TV Klan ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën 120.000 lekë, pasi në programin “Rudina”, të datës 27.03.2019, nuk janë respektuar kërkesat për reklamat dhe komunikimet tregtare.

NJOFTIMI I PLOTË

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive në mbledhjen e ditës së sotme mori masë për disa Operatorë të Shërbimeve Mediatike Audiovizive.

Bazuar në ankesat e ardhura në drejtim të AMA-s, Këshilli i Ankesave mori në shqyrtim dhe propozoi Bordit masën përkatëse për rastet e mëposhtme