Atletet e Nike të prodhuara në 1972 shiten për vlerë rekord

0
Atletet e Nike të prodhuara në 1972 shiten për vlerë rekord

Një palë atlete të vjetra, të dizejnuara nga gjiganti i veshjeve sportive ‘Nike’, janë shitur në një ankand në New York me një çmim rekord prej 437. 500 dollarësh.

‘Nike Eaffle Racing Flat Moon’ pritej të shiteshin në ankandin ku gjendeshin edhe 100 palë atlete të tjera nga Adidas tek Air Jordans, për 160.000 dollarë. Por, koleksionisti francez Miles Nadal pagoi pothuajse trefishin e çmimit, pasi bleu 99 palë të tjera për 850.000 dollarë.

‘Nike Waffle Moon Shoes’ u dizejnuan në vitin 1972 nga një trajner që ishte bashkëthemelues i Nike, Bill Bowerman.

#nike #atletenike #ankand