Athina zyrtare dërgon mesazhet e para “kërcënuese” ndaj Shqipërisë

0
Pikëpyetjet që lë pas dorëheqja e ministrit jashtëm grek Kotzias

Athina zyrtare dërgon mesazhet e para “kërcënuese” ndaj Shqipërisë. Një tjetër reagim ka ardhur nga Athina zyrtare.

Në një kohë që situata mes dy vendeve nuk është më e mira për shkak të replikave që pasuan ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kaçifas në Bularat, pasuar kjo me shpalljen non grata nga Tirana zyrtare të 52 shtetasve grekë.

Katerina Papakosta, zëvendësministrja greke e rendit referuar mediave greke ka bërë të ditur sot se me Shqipërinë, Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.

“Ne me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, gjendjes dhe zbatimit te tyre te plote. Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat qe i takon. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian”, – ka thënë zëvendësministrja greke.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here