Artan Hoxha nxjerr detaje shokuese për ngjarjen e Shkodrës

0
Artan Hoxha zbulon detaje rreth provave të dorëzuara nga Tahiri

Artan Hoxha nxjerr detaje shokuese për ngjarjen e Shkodrës. Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila tronditi Shkodrën paraditen e sotme

Ku si pasjojë  një person mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër i plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Shkodra është goditur sërish nga një vrasje e ndodhur në një nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe është plagosur Fatmir Mehaj.

Sipas gazetarit Hoxha, të dhënat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, një njeri pa asnjë problematike në të shkuarën, pervec faktit se është djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait të biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, në zonën e Livadheve…

“Mekanizmi i atentatit me dy autore me motor, njeri prej tyre qitësi, dhe pas ngjarjes motori digjet në periferi të qytetit tregon se seriali i vrasjeve në Shkodër i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanës dhe bashkëshortes së tij Silvi Ndocaj, është në vijim e sipër. Jo me larg se mbrëmë e pyeta live kryeministrin se në Shkodër pavarësisht nga goditja e grupit Bajri nuk është zbuluar asnjë nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lenë gjurmë, gjatë verës se këtij viti.

Përgjigja që mora ishte: ”Kriminelet kokat hëngshin”…”-shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

Ndërsa më tej, ai thekson se atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtësisht të pafajshëm Arjan Ferracaku që ngriti në këmbë, të madh e te vogël, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut në Rus, tregojnë qartë se viktima të krimit po bien qytetarët e pafajshëm….

“Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret janë vrasës me pagesë, ndërsa urdhëruesi dhe truri i këtij atentati është duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal që ka organizuar…

Ngushëllime familjeve të viktimave në Shkodër. Për fat te keq lutja e vetme për shprese i shkon zotit, “mos ki mëshirë për ata që skuqin rrugët e Shkodrës me gjakun e qytetareve të pafajshëm”…”-përfundon postimin Artan Hoxha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here