ARTAN FUGA: Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë

0
ARTAN FUGA: Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë
E shpartalluam edhe shpifësin, thyerësin e ëndërrave të Shqipërisë së Re, kadriun, nxirësin e imazhit të Shqipërisë në botë, abuzuesin me emrin e një mediaje të madhe sikurse është Zëri i Amerikës, propagandistin e njëanshëm dhe krejt të painformuar për arritjet e vendit tonë,Elez Biberajn.

E bëmë zap me stil, me argumente, me logjikë të fortë, me statistika, me nëntekste, me figura stilistike, metafora duke i provuar mbarë botës se tashmë Shqipëria ka Zot, Peqini ka Zot, Kavaja ka Zot, Rrogozhina ka Zot.

Pushteti në Shqipërinë e sotme demokratike debaton si i barabartë me gazetarët dhe sot në Shqipëri është populli Zot, ka drejtësi për të gjithë, punë dhe arësim, dhe integrimi europian është ke pragu i shtëpisë.

Gazetarët – kadrinj!
Ekonomistët – kadrinj!
Sociologët – kadrinj!
Artistët – kadrinj!
Opozita – kadrinj

Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë! Radioja Tirana e Lirë përhap zërin e saj kudo në botë!

Nga Artan Fuga