Arsimi skandaloz i rilindjes: Klasa e parë zhvillohet në ambiente lokali

0
Arsimi skandaloz i rilindjes: Klasa e parë zhvillohet në ambiente lokali

Mlize, klasa e pare ne katin e pare te nje ish lokali.

Në nisje të vitit të ri shkollor një nga problematikat e shkollave 9-vjecare , kryesisht në zonat rurale është zhvillimi i mësimit me dy turne, për shkak të mungesës së klasave.

Mësimi pasdite nuk këshillohet nga psikologët, pasi fëmijët lodhen më shumë dhe e kanë të vështirë të përqëndrohen gjatë procesit të mësimit. Një situatë e tillë konstaohet edhe në shkollën 9-vjecare në fshatin Mlizë, në Elbasan.

 

E gjithë godina ka vetëm katër klasa dhe sallën e mësuesve. Në emër të prindërve kryetarja e bordit Genta Tahiri shprehet e shqetësuar për zhvillimin e mësimit me dy turne. Sipas saj në dimër situata është më e vështirë, ku fëmijët u duhet të kthehen në shtëpi natën. Në emër të komunitetit të zonës, Znj. Tahiri kërkon shtimin e klasave në shkollë, pasi mjedisi aty pranë e lejon.

Për të mos lejuar që klasa e parë të zhvillojë mësim pasdite drejtoria e shkollës ka marrë me qera katin e parë të një ndërtese aty pranë, i cili dikur ka shërbyer si lokal. Por, mjedisi në fjalë nuk i ngjan aspak atij shkollor.

Të pyetur për këtë fakt zyra Arsimore në Elbasan pranon se do të zgjidhet gradualisht nëpërmjet investimeve. Problem për këtë të fundit mbetet mësimi në klasa kolektive, kjo edhe për shkak të zhvendosjes së popullsisë.

Drejtoria e shkollës bën me dije se disa herë ka bërë shkesa drejtuar pushtetit lokal dhe zyrës Arsimore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive. Megjithëse stafi mësimor është përpjekur ti mirëmbajë mjediset dhe bazën materiale kjo e fundit është vjetëruar.