Arrin në katër numri i viktimave shkaktuar nga virusi AH1N1

0
Arrin në katër numri i viktimave shkaktuar nga virusi AH1N1

Konfirmohet zyrtarisht vdekja e katërt në vendin tonë shkaktuar nga virusi AH1N1.

Ka qenë specialistja Silva Bino, e cila ka bërë me dije lajmin në një komunikim për “News 24”, duke iu referuar rastit më të fundit të vdekjes që u shënua në Sanatorium.

Mësohet se bëhet fjalë për një grua në moshën 75 vjeçare, e cila sipas kartelës mjekësore ka qenë me sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.