Arrin në 100 numri i viktimave të protestave anti-qeveritare në Irak

0

Numri i vdekjeve nga protestat e vazhdueshme antiqeveritare në Irak është rritur në gati 100, sipas Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në vend.

Mbi 2.500 civilë janë plagosur gjatë tre ditëve të fundit. Demonstratat filluan 5 ditë më parë dhe autoritetet janë munduar të fitojnë kontrollin.

Protestuesit kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përfundimin e korrupsionit.

Protestat shihen si sfida e parë e madhe për qeverinë e brishtë të Mahdit, gati një vit pas ardhjes në pushtet. Dhuna ka prekur gjithashtu zonat me shumicë shiite në jug, përfshirë Amaran, Diwaniyan dhe Hillan.

Janë arrestuar gjithsej 540 protestues, ku gati 200 prej tyre mbeten në paraburgim.

Iraku zë vendin e katërt për sa i përket rezervave më të mëdha të naftës në botë, por 22.5% e popullsisë së tyre prej 40 milionësh banorësh jetonte me më pak se 1.90 dollarë në ditë në 2014, sipas Bankës Botërore.