Arratiset i denuari i burgut te Rrogozhines

0

Një 29-vjeçar i dënuar me 1.8 vite burg për dhunë në familje ka shkelur lejen duke mos u kthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit duke u arratisur.
Fatjon Bushgjoka nga Kamza kishte dalë me leje nga burgu disa ditë, por nuk është kthyer më duke u arratisur.
Rasti ka alarmuar instancat, teksa një grup nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka zbarkuar me urgjencë për burgun e Rrogozhinës për rastin në fjalë, ndërkohë që Bushgjoka është shpallur në kërkim.