Ariu sulmon ish-deputetin duke i shkaktuar vdekjen

0
Ariu sulmon ish-deputetin duke i shkaktuar vdekjen

Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një ari, ndërsa kishte dalë për gjueti.

Ai humbi jetën ditën e djeshme, ndërsa sipas mediave të huaja, ish-deputeti vrau një kafshë të egër, dhe më pas shkoi ta shikonte.

Në këtë pikë ai u sulmua nga ariu, i cili ishte afër, ndërsa humbi jetën nga plagët e marra.