Arben Ndoka kërkon revokim të masës vendosur ndaj tij nga gjykata

0
Ja një përmbledhje e akuzave për Arben Ndokën dhe Arben Çuko

Ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka ka kërkuar revokim të masës së sigurisë pasi gjykata ka vendosur për të “arrest shtëpie”. Ndoka është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe ka kërkuar revokim të masës mëngjesin e sotëm.

Më datën 9 prill, Krimet e Rënda shtynë seancën që ishte planifikuar që të zhvillohej për dy ish-deputetët, Arben Çukon dhe Arben Ndokën për arsye se mungonte prokurori i çështjes.

Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 2

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-deputetit të Lezhës t’i sekuestrohet një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pasuritë, vlera e të cilave mendohet se arrin deri në 40 milionë euro është e regjistruar në emër të ish-deputetit, vëllezërve dhe të të afërmve të tij.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.