Alban Dudushi suprizohet nga vajza dhe bashkëshortja e tij

0
Alban Dudushi suprizohet nga vajza dhe bashkëshortja e tij

Ka qënë një natë emocionuese ajo e djeshma për Alban Dudushin. I ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar dikë, Albani ka mbetur pa fjalë nga surprizat e shumta me të cilat është përballur.

Fillimisht është surprizuar nga miku i tij i ngushtë që jetonte në Filipine, për t’u pasur më vonë nga prindërit e tij, të cilët Albani nuk i shikonte dot në sy nga “frika” se mos qante. Vajza e tij, Joelle i ka shkruar një letër prekëse babi Albanit, për t’i thënë sa shumë e do. Ndërsa partnerja e tij, Bieta ka ardhur në studio me një qëllim: për të treguar 5 gjërat që urren tek Albani.

Arbana me shaka ka thënë se ishin 15, por i kanë shkurtuar. 1-Ushqimi i djalit. Sa herë që djali nuk ha, Albani kritikon Bietën dhe i drejton gishtin “Ti e ke fajin”. Bieta jo vetëm që duhet t’i japë djalit për të ngrënë, por duhet të qetësojë edhe Albanit. 2-Llulla e Albanit. Bieta ka treguar se edhe në rrugë të vështira Albani mban me njërën dorë timonin, me tjetrën llullën. 3-Ndryshimet mes brezave. Duke qenë breza të ndryshëm, Albani kritikon Bietën për këtë brez që nuk lexon dhe për muzikën që dëgjojnë. 4-Shapkat. Bieta i ka blerë disa lloje shapkash, por Albani nuk preferon t’i mbajë veshur.

5-Passwordi. Pavarësisht se Bieta ia ka dhënë passwordin e celularit të saj, Albani ende nuk ia ka dhënë. Këto janë 5 nga gjërat që Bieta urren tek Albani. Pavarësisht këtyre gjërave, Bieta i tha Albanit “Të dua”