Alban Dudushi bëhet shoqëruesi i vajzës së tij në mbrëmjen e maturës

0
Alban Dudushi bëhet shoqëruesi i vajzës së tij në mbrëmjen e maturës

Alban Dudushi shoqëruesi i vajzës së tij në ditën e veçantë. Bieta Sulo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një nga momentet më të ëmbla të një babai dhe vajzës së tij. Moderatorja e dashur ka publikuar një foto ku dallohet bashkëshorti i saj, Alban Dudushi me vajzën e tij në një ditë speciale si ajo e minimaturës.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”,- ka shkruar Bieta në foton ku dallohet se vajza duket si një princeshë krah të atit. Albani është kombinuar me nuancat e ngjyrës blu, ndërsa e vogla me ngjyrën rozë. Kjo foto e publikuar nga Sulo tregon dhe për raportin e veçantë që Albani gëzon me vajzën e tij.

Në një ditë speciale ku të gjithë adoleshentët preferojnë të shkojnë të festojnë krah miqve të tyre, vajza ka zgjedhur të shoqërohet nga shoku i saj më i mirë, babai i saj. Bieta ka publikuar shpesh herë, momente të ndryshme me familjen, duke u kujdesur të ruajë kujtimet më të veçanta pranë tyre.