Aksidentoi për vdekje të riun: Kapet në flagrancë shoferi 28-vjeçar

0
lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Aksidentoi për vdekje të riun që ecte me biçikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet pas disa orësh i riu në Durrës.

Policia bën me dije se më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.