Aksidentet: Bilanci i viktimave dhe aksidenteve është i frikshëm

0
Aksidentet: Bilanci i viktimave dhe aksidenteve është i frikshëm

Numri i të aksidentuarve në rrugë në muajin maj të këtij viti janë 115, ku 14 prej tyre kanë mbetur viktimë.

INSTAT publikon shifrat, ndërsa vihet re se ka një ulje me 3 viktima më pak nga maji i një viti më parë. Ndërsa, viktimat në 5 mujorin e parë të këtij viti, janë 2 më pak, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore vetëm në muajin maj, 3 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Statistikat u bënë me dije nga INSTAT.

Nga ana tjetër, Instituti i Statisktikave saktësoi se nuk ka ndryshim të madh nga numri i vdekjeve në 5 mujorin e parë të 2019 me po të njëjtën përiudhë të 2018, ku numërohen 2 më pak.

Sipas statistikave, në maj të këtij viti, 13 vdekje u shkaktuan nga drejtuesi i mjetit, nga 14 të vdekur që ishin vitin e shkuar. Ndërsa viktimat nga sjellja e këmbësorëve ishte 1, nga 3 që u regjistruan në maj të një viti më parë.

Ndërsa vdekjet nga drejtuesit e makinave, të grupmoshës 25- 35 vjeç, janë më të larta, por në krahasim me 5 mujorin e një vit më parë, numërohen 21 persona më pak.

Numrin më të madh të viktimave nga aksidenteve e mban Tirana, me 14, më pas vjen Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Fieri.