Aksident: Urbani i Tiranës së Re përplas dy këmbësorë

0
Aksident: Urbani i Tiranës së Re përplas dy këmbësorë

Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin  A. M ka përplasur dy këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar.