Aksident tragjik në Korçë ku humbin jetë babë e bijë

0

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here