Aksident në autostradë: Katër makina përplasen në seri

0
Aksident në autostradë: Katër makina përplasen në seri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Sukthit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Katër makina luksoze janë përplasur në seri me njëra-tjetrën duke shkaktuar edhe bllokim të lëvizjes për minuta të tëra dhe trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.