Aksident: Mjeti përplas kalimtarin në Kamëz

0

Një grua është plagosur nga një aksident që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.

Një makinë tip ‘Benz’ që ka përplasur gruan e moshuar që ishte duke kaluar rrugën në momentin që është goditur.

Drejtuesi i makinës ka ndaluar duke i dhënë ndihmën e parë së bashku me persona të tjerë që ishin duke kaluar në rrugë duke e dërguar në spital.

Report Tv raporton se e plagosura nga përplasja ka thyer këmbën, ndërsa po merr ndihmën e parë në spital.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin duke marrë në pyetje drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ që aksidentoi gruan e moshuar