Aksident Laç-Milot: Automjeti përplas për vdekje 70- vjeçaren

0
Aksident Laç-Milot: Automjeti përplas për vdekje 70- vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Laç-Milot.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një 70-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.