Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Panaria Bassa të Gorghetto në Bomporto, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.

Mediat italiane raportojnë se viktima quhet Mentor Carkaxhia, 42 vjeç. 42-vjeçari po drejtonte në drejtim të kundërt makinën e tij ‘’Chervrolet’’, e cila goditi makinën ‘’Peugeot’’, në të cilën ndodhej çifti Crevalcore (moshat 41 dhe 46 vjeç).

Cifti është dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.