Aksident i rëndē nē Elbasan: Plagoset rëndë njē fëmijë 12 vjeç

0
Ngjarje e rëndë në ku ka mbetur një i vrarë dhe dy persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 12-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit E.P, ndërsa po kryhen hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues  në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.