Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në në autostradën Tiranë- Elbasan

0
Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në në autostradën Tiranë- Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas “news24”, aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e aksidentit.