Ajaks fiton 2:0 në greqi ndaj AEK dhe siguron kualifikimin

0

Ajaksi rikthehet protagonist edhe në kompeticionin e Uefa Champions League. Fitorja ndaj Aek-ut i siguroi hollandezëve kalimin në 16 ekipet më të mira.

Ajaks po zhvillon deri tani një fazë grupesh shumë të mirë. Me kuotën e 11 pikëve Ajaks siguron kualifikimin dhe do të presë Bajern Mynih për të luajtur për vendin e parë.

Tadic me një dopietë i siguron fitoren me rezultatin 0:2 ndaj kampionëve të greqisë. Aek nuk ka arritur të marrë edhe një pikë pas 5 ndeshjeve të para dhe ka arritur të shënojë vetëm 2 gola.

Në ndeshjen tjetër Plzen përmbys Cska Moskën me rezultatin 1:2 duke u futur në garë për vendin e tretë dhe kualifikimin në Europa League. Kjo fitore i jep mundësinë Romês dhe Real Madrid të zyrtarizojnë kualifikim për në fazën tjetër.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al