Air Albania lë nam me budalliqet e shkruara në faqen zyrtare të saj

0

Projekti i karshillëkut të Ramës me Air Albania po vazhdon edhe kësaj dite vetëm për inerci dhe kapriço. Majfton të futesh në faqen zyrtare të kompanisë në internet dhe nuk ka as Nipt, as regjistrim dhe as liçenca.

Madje shkohet deri aty sa logoja e partnerit Turkish Airlines nuk është zyrtarja. Por, nuk mjaftohet me kaq. Amatorizmi i atyre që e kanë ofruar tregojnë se sa serioz është ky projekt dhe kjo kompani, e cila nga krenaria e vendit po kthehet në një turp.

Me një vëzhgim të hollësishëm të disa prej informacioneve të shkruara ne mund të shikojmë se ky projekt ka mbetur vetëm në kuadër të amatorizmit shqiptar, ashtu sikurse pjesa më e madhe e projekteve të ofruara nga kjo qeverisje.

Fjala përshëndetëse “Mirësevini” nuk është shkruar si duhet nga ana gjuhësore. Ajo duhet “Mirë se vini”.

Tek seksioni i filozofisë së kompanisë ajrore, ka një gabim tjetër kur fjala ”Filozofia Jonë” është shkruar “Filozia Jonë”. Me sa duket puna e madhe nga Prilli deri më Gusht, nuk i ka dhënë mundësinë për t`a kuptuar se është shkruar gabim.

Madje edhe informacioni është i pasaktë sepse kompania ofron vetëm një destinacion, sipas edhe vetë kompanisë. Por, teksti na pohon që janë disa të tillë.  Sikur mos mjaftonte emrat e destinacioneve janë shkruar në anglisht dhe jo në shqip.

Tjetër gabim gjuhësor vërehet edhe në seksionin e flotës. Aktualisht kompania ka vetëm një avion, sikurse e thotë edhe vetë. Mesa duket shumësin e fjalës “avion” e kanë bërë në rregull, por, kanë harruar faktin se nuk duhej përdorur shumësi, sepse është vetëm një avion.

Le të vazhdojmë me drejtshkrimin e fjalës “business to business” që do i duhet ta shkruante me gërma të mëdha dhe “te” duhet ta bëjë nga “e” në “ë”.

Tek pjesa e shërbimeve që ofron kompania duket se e kanë ekzagjeruar me kuptimin e plotë të fjalës. Fillimisht kompania quhet Air Albania dhe sajti zyrtar sipas domainit është airalbania.com.al dhe jo si e keni shkruar ju pa asnjë lidhje “airalbania.com”. Në shërbimet e ofruara shkruhet që ofron ”Makinë me qera”, por në faqe nuk pasqyrohet. Pastaj shërbimi “transferim aeroportesh” e kanë tepruar fare. Është e para dhe unike kompani fluturimesh me një avion që ofron shërbimin e transferimit të aeroporteve. Ndoshta ata që e kanë shkruar kanë dashur të nënkuptojnë “transfertat” me taksi apo mjete të tjera për dhe drejt aeroportit. Edhe sikur të ishte shkruar kështu, nuk pasqyrohet në faqe si shërbim. Tjetër unikalitet është edhe shërbimi “parkim aeroportesh”, që ne i mirëkuptojmë sepse e kanë humbur fiqirin fare.

Pastaj po të vazhdojmë akoma do habitemi me ofrimin e vilave, hoteleve, anijeve. Tani këta ose kanë qenë duke konsumuar ose nën efektin e lëndëve narkotike se shpjegim tjetër nuk ka.

Kalojmë tek pagesa, ku gabimi drejtshkrimor duhet korrigjuar me gërmë të madhe “Pagesë” sepse në anglisht ishte me të madhe “Payments”. Më poshtë edhe pse thuhet korrik dhe data kryesore shkruhet me të madhe, në shqip, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me datat tjera, që janë të shkruajtura në anglisht.

Qëndrojmë këtu, por zbresim poshtë për të zgjedhur klasin e udhëtimit. Fatëkeqësisht, vetëm një klas është përkthyer, madje edhe gabim sepse duhet klasi “Ekonomik” dhe jo “Ekonomi”.

Edhe këtu kanë disa muaj me këtë gabim dhe nuk është rregulluar dhe problemi konsiston në stringun nga gjuha angleze në shqipe. Shkruajeni saktë, sepse pretendoni të jeni më të mirët dhe të lutemi ndryshojeni termin “valixhe” bëjeni “bagazh”.

Amatorizmi skandaloz vazhdon edhe me përkthimin skandaloz të fjalës “Proceed” e cila nënkupton hapin tjetër të vazhdimit të rezervimit online dhe jo “TJETËR”. Ju lutemi jini më serioz sepse edhe Google translate ka nivel më të lartë.

Këto ishin pas vetëm një analizimi përciptazi dhe pa i mbaruar të gjitha funksionet. Ju lutemi mos na e nxini faqen më shumë.