Agravohet protesta, policia arreston një grua shtatzënë

0
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish për të protestuar

 Deputeti i PD, Klevis Balliu ka thënë se PD do mbështesë banorët në protestën e tyre tek Unaza e Re kundër prishjes së banesave.

I ftuar në rubrikën ’Opinion’ në News24, Balliu u shpreh se banorët jetojnë aty prej 20 vitesh, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ai tha se policia arrestoi një grua shtatzënë.

“Ka disa ditë që banorët e Unazës së Re janë në protestë, pasi po u shkatërrojnë shtëpitë. Ata kanë 20 vite aty dhe paguajnë taksa dhe votojnë. Pra nuk mund të quhen ilegalë. Është për të ardhur keq se si këta ministra dhe 74 deputetë nuk gjejnë një minutë kohë për t’u përballur me banorët.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ata janë gati t’i shkojë kauzës së tyre deri në fund. PD do i mbështesë banorët deri në fund. Mbështetja jonë konsiston në mbrojtën ndaj policisë, jo për të gjithë se shumica e policëve zbaton urdhrat. Një zonjë shtatzënë u arrestua me pretendimin se nuk kanë kërkuar leje për protestën, por kjo nuk është e drejtë.

Rreth 10 persona u arrestuan në mënyrë të padrejtë. PD mbështet qytetarët në kauzën e drejtë”- tha deputeti i PD.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here