Adhurimi për Ivanka Trump e shtyn të bëjë 9 operacione plastike

0
Adhurimi për Ivanka Trump e shtyn të bëjë 9 operacione plastike

Adhurimi për Ivanka Trump e shtyn të bëjë 9 operacione plastike. Një 34-vjeçare në SHBA adhuron jashtëzakonisht shumë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivankën.

Sarah Schmidt nga Teksas ka bërë nëntë operacione plastike për t’i ngjarë sa më shumë bukuroshes bionde.

Ëndrra e saj është të jetë identike si Ivanka Trump. “Ajo është e bukur, elegante, ka linja perfekte dhe më pëlqen shumë sjellja e saj. Dua të jem tamam si ajo”- ka thënë Sarah për mediat e huaja.

34-vjeçarja për t’u bërë si Ivanka ka harxhuar një mal me para. Ajo ka paguar 20 mijë dollaë për të bërë operacion mjekrën, buzët, mollzat, barkun, hundën dhe rregullim të vitheve.

Adhurimi për Ivanka Trump e shtyn të bëjë 9 operacione plastike

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here